Liverpool, Arne Slot për sfidën me Manchester City: Do të tregojë se në çfarë pike jemi
Në sfidën mes Atalantës dhe Juventus u shfaq një spektator i veçantë dhe bëhet fjalë për Aleksandar Kolarov, asistentin e Cristian Chivu që kishte mision vëzhgimin e Juventusit pasi Interi do të luajë Derbin e Italisë me Zonjën e Vjetër pas pak më shumë se 1 jave.
Një ndeshje që përtej rezultatit duket se i dha indicie Kolarov, që pas ndeshjes me Sassuolon do të bëhen pjesë e programit të përgatitjeve në kuadër të ndeshjes së San Siros
Ndërkaq, në anën tjetër te klubi zikaltër, po monitorohet edhe situata e McKennie. Kjo është ajo që ka deklaruar gazetari Matteo Moretto sipas të cilit në javët e fundit Interi ka kërkuar informacione për të marrë amerikanin me parametra zero. Moretto theksoi gjithashtu se Juventus do të bëjë tentativën e tij për rinovimin e kontratës me amerikanin, por problemi qëndron te kostot e operacionit, ndërkohë që për të kanë shfaqur interes edhe klube të Major League Soccer
Top Channel