Kategoria Superiore/ Elbasani i përgjigjet Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje
14-vjeçari Iago Silva, i cili po ndjek hapat e të atit si mbrojtës qendror, është thirrur në ekipin kombëtar të Anglisë U15.
Trashëgimtarët e Thiago Silvës tek Chelsea janë dy djemtë e tij, të cilët kanë lënë mbresa në ekipet e të rinjve të londinezëve. Ylli 41-vjeçar brazilian, i cili u rikthye së fundmi në Evropë dhe tani luan në Portugali me Porton, i mori ata me vete kur iu bashkua “Bluve” nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2020 dhe tani njëri prej tyre është një nga talentet më të mëdha në akademinë e klubit londinez.
Djali më i vogël, 14-vjeçari Iago, është thirrur në ekipin përfaqësues Anglisë U-15, ndërsa Thiago Silva ka 113 ndeshje për Brazilin, shumicën e të cilave i ka luajtur si kapiten.
Ai luan në të njëjtin pozicion, si mbrojtës qendror, si babai i tij i famshëm dhe pritet të debutojë me fanellën e “Tre Luanëve” pas pak ditësh, në turneun miqësor të kombëtares angleze kundër Qipros dhe SHBA-së (10-12/2). Duhet theksuar se djali i madh i Silvës, 17-vjeçari Isago, i cili luan si mbrojtës i majtë, nënshkroi dje kontratën e tij të parë profesioniste me Chelsea.
Top Channel