Crans-Montana, hoteli mbyllet për shkelje të rregullave të sigurisë nga zjarri
Ish-ministri i Drejtësisë dhe njëherazi kryetar në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja ishte i ftuar në Top Story, ku foli për kërkesën e magjistratëve për rritjen e pagave.
“Rregullohuni”, kështu u shpreh ai gjatë intervistës me Grida Dumën, ku la të nënkuptohej për një reformë në sistemin e drejtësisë.
Ndër të tjera Manja u shpreh se ‘gjyqtarët duhet të ngrihen në nivelin që u takon dhe jo të bëhen si noterë’.
Pjesë nga intervista në studio:
“Magjistraturës në përgjithësi u themi ‘merrni përgjegjësitë që ju ka ngarkuar Kushtetua, ligji, por edhe defektet ku i keni dhe rregulloheni”, u shpreh ai.
Do të thotë që do të ndërhyni në sistem?
“‘Rregullohuni’. Pse? Rregullohuni sepse janë garantuar mekanizmat sot që pushteti të funksionojë si pushtet i pavarur, janë garantuar mekanizmat e llogaridhënies. Ne po i themi sistemit të drejtësisë ‘e keni një strategjike për reduktimin e backlogut në gjykata. Deri dje është thënë ‘ka mungesë të numrit të gjyqtarëve. Sipas matricës ne s’do të kemi më vakanca as në gjykata dhe as në prokurori. Kush e kontrollon sot disiplinën formale të punës së gjykatësve nëpër gjykata e juridiksionit të përgjithshëm. E di se nuk dua të spekuloj me një vendimmarrje të këshillit të lartë gjyqësor. Një drejtues gjykate i mbajti nga paga 5-6 ditë punë një gjyqtari se nuk kishte shkuar në punë. E ankimoi këtë masë që kishte marrë këshilli i lartë i gjykatës, dhe këshilli i lartë gjyqësor tha ‘ka vepruar gabim sepse gjyqtari kur s’ka gjyqe nuk ka pse shkon ën punë’. Gjyqtari duhet të shkojë në punë.”, theksoi ish-ministri.
Ndër të tjera Manja tha “Kur flasim për drejtësi cilësore, e presim nga peshorja e zonjës së drejtësisë. Edhe prokurori, në ushtrimin e detyrave të veta, ka për detyrë të zbatojë Kushtetutën, por në fund të fundit prokurori kërkon. Ka ardhur koha që sistemi gjyqësor, gjykatësi, të shohë provat dhe t’i bjerë çekiçit të drejtësisë me sytë mbyllur.
U referohem gjykatave të largohen nga roli i noterit dhe të ngrihen në lartësinë që u ngarkon Kushtetuta. Për gjyqtarët ekziston vetëm prova. Vëreni gishtin mendjes, se do të ndërhyjmë në sistem“.
Top Channel