“Rregullohuni”, Ulsi Manja paralajmëron për ndërhyrje ligjore në sistemin e drejtësisë: Merrni përgjegjësitë që ju takojnë
Analisti Lorenc Vangjeli shprehet në Top Story në vendi jonë ka nevojë për një reformë të re që nis me Kushtetutën.
Kjo pasi sipas tij, ka një përplasje mes rregullave të shkruara dhe aty që vihen në zbatim, e sipas tij vendi jonë është “republikë kryeministrore”.
“Debati për pagat e gjyqtarëve është debat i stisur. Kryeministri i pari, kam përshtypjen me një rakordim të frikshëm në distancë, i bën bashkë dhe Berishën dhe Ramën në një ofensivë të drejtësisë. Këtu na ka shpëtuar gjithë barra e vajit dhe ne na kanë vënë të kërkojmë kokrrën e ullirit, thënë kështu në zhargon.
Shqipëria ka nevojë për një reformë në drejtësi që nis me Kushtetutën, ka përplasje mes rregullave të shkruara dhe ato në praktikë. Ne jemi republikë kryeministrore”, tha ai.
Top Channel