“Po mendoj për ty, të dua”/ Gurët e lashtë zbulojnë mesazhe dashurie vikingësh 1,000 vjet më parë
Aktorja dhe regjisorja Kristen Stewart ka blerë Kinemanë Highland në Highland Park, Los Angeles, një vend historik që u hap në vitin 1925 dhe që shërbeu si pikë referimi për dekada të tëra, deri në mbylljen e tij në vitin 2024.
Lajmi u konfirmua nga Stewart në numrin e ti të revistës Architectural Digest. “Nuk e kuptova që po kërkoja një kinema derisa ky vend më tërhoqi vëmendjen”, tha aktorja. Ajo shtoi: “Jam e magjepsur nga kinematë e vjetra dhe të rrënuara. Gjithmonë dua të shoh se çfarë misteresh mbajnë ato.”
Edhe pse Stewart ka deklaruar së fundmi se ka të ngjarë të zgjedhë Evropën si bazë për projektet e saj filmike, kjo blerje tregon gjithashtu një angazhim për të mbështetur projektet e filmave të pavarur në Los Angeles.
Kristen Stewart has purchased the historic Highland Theater in Los Angeles and will be reopening it as a movie theater!!! pic.twitter.com/8XfUzsJaKb
— Save Your Cinema (@SaveYourCinema) February 4, 2026
Kinemaja Highland ka shërbyer si vendxhirim për produksione të mëdha vitet e fundit, duke përfshirë serialin televiziv të Marvel Wonder Man dhe filmin e David Fincher, The Adventures of Cliff Booth.
Top Channel