Giacomo Vrioni kthehet në Evropë e më konkretisht në futbollin italian. Ish sulmuesi i Juventusit pas eksperiencës së tij në Major League Soccer, është bashkuar me Cesenën në Serie B me të cilën ka nënshkruar një kontratë deri në muajin qershor me opsion rinovimin e saj dhe ku do të mbajë fanelën me numrin 22.

Cesena ku aktivizohet dhe futbollisti tjetër shqiptar, Kristian Shpendi, zyrtarizoi transferimin e Vrionit, me këtë të fundit që tha fjalët e tij të para me fanelën e kësaj skuadre.

‘Përshendetje, jam Giacomo dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu dhe mezi pres t’ju shoh të premten në mbrëmje për ndeshjen-tha Vrioni në kanalet zyrtare të Cesenës duke iu referuar sfidës me Pescarën e Lorenzo Insignes

I lindur në vitin 1998, Vrioni u rrit në sektorin e të rinjve të Sampdoria dhe debutoi si profesionist në kampionatin e Serie C 2017/2018 me Pistoiese. Sezonin pasardhës, ai debutoi në Serie B me Venezian, përpara se të transferohej te Juventus U23, duke luajtur 2 ndeshje në Serie A në periudhën 2020-2021. Vrioni më pas u transferua te Tirol, duke përfunduar si golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligën Austriake 2021/2022 me 17 gola në 25 ndeshje. Që nga viti 2022, ai ka qenë një lojtar kyç në MLS, duke shënuar 22 gola në 78 paraqitje për Neë England Revolution, ndërkohë që për disa muaj u aktivizua edhe te skuadra e Montreal.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cesena FC (@cesenafc)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB