Video/ Madonna bëhet nostalgjike, kujton periudhën më ikonike të karrierës së saj dhe kërcen nën ritmet e “Thief of Hearts”

04/02/2026 22:55

Madonna ka rikthyer vëmendjen te një nga periudhat më ikonike të karrierës së saj. Ylli 67-vjeçar i muzikës pop ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një video, ku shfaqet duke kërcyer nën melodinë e këngës “Thief of Hearts”.

E veshur me një pellush leopardi, komplet dandelle dhe geta rrjetë, Madonna shfaqet me syze dielli të zeza, duke rikujtuar stilin provokues të epokës së albumit të saj legjendar “Erotica” të vitit 1992, nga i cili vjen edhe kënga që shoqëron videon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

Në klip, këngëtarja lëviz rreth një tavoline, duke reflektuar lirshëm energjinë dhe identitetin artistik që e karakterizoi në atë periudhë. Krahas videos, Madonna ka shkruar në mbishkrimin e postimit të publikuar të martën, më 3 shkurt: “Zemrat janë bërë për t’u thyer”, duke sjellë edhe më shumë simbolikë dhe nostalgji për fansat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB