Në Milano janë rritur ethet për Lojërat Olimpike Dimërore. Përveç turistëve, kryeqendra e rajonit Lombard, po thërret personalitete të larta të futbollit siç është rasti i presidentit të FIFA, Gianni Infantino që mbrëmjen e 3 shkurtit e kaloi në shoqërinë e shumë figurave të njohura të futbollit italian.

Në rrjetet sociale infantino postoi një foto ku ishte në një restorant të Milanos së bashku me protagonistë dhe ish protagonistë të futbollit që presidentët e Interit e Comos, Marotta e Suëarso e deri te ish presidenti zikaltër Eric Thohir apo një emër si Adriano Galliani. Fotoja ishte e shoqëruar edhe me frazën: ‘Një mbrëmje nën shenjën e futbollit në Milano duke pritur  Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore’

Më pas presidenti i FIFA, përfitoi nga vizita në Milano për të shkuar në stadium e Monza për të ndjekur ndeshjen e Kupës së Italisë së skuadrës së tij të zemrës, Interit me Torinon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB