Brazili do të jetë vendi organizatori i edicionit të parë të Ëorld Legends Cup(Kupës së Botës së Legjendave), turneu i parë ndërkombëtar që do të kthejë në fushën e lojës disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror që kanë gdhendur emrin e tyre në këtë sport.

Kompeticioni do të nisë në Rio De Janeiro ku është mbajtur edhe një konferencë për shtyp dhe do të shohë shumë ish kampionë që do të veshin sërish fanellat e kombëtareve të tyre në një format krejtësisht të ri i menduar për të nderuar pasurinë sportive dhe për të promovuar nismat me impakt social

World Legends Cup lind si një platformë sportive ndërkombëtare me synimin për të bashkuar spektaklin, kujtimet futbollistike dhe impenjimin social. Në të do të marrin pjesë 8 skuadra; Brazili, Italia, Argjentina, Franca, Spanja, Holanda, Nigeria dhe Arabia Saudite. Në fushë do të zbresin mbi 170 ish futbollistë që kanë lënë gjurmë te breza të tërë.

Ai që do të drejtojë Italinë do të jetë Paolo Maldini, ndërsa mes protagonistëve të konfirmuar figurojnë Gianluigi Buffon, Fabio Cannavaro dhe Marco Materazzi.Buffon do të jetë edhe kapiteni i skuadrës. Mes yjeve të tjerë të konfirmuar janë Kaká, Romário, Bebeto dhe Roberto Carlos për Brazilin, Thierry Henry per  Francën, Iker Casillas per la Spanjën, Edwin van der Sar për Holandën  dhe Javier Zanetti për Argjentinën.

Clarence Seedorf, ortak dhe ambasador i projektit do të jetë një prej imazheve qendrore të iniciativës. Ndeshjet do të luhen në stadiumin Nilton Santos, ndërsa finalja dhe ceremonia e mbylljes në Maracana. Turneu parashikon ndeshje që do të zgjasin 60 minuta

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB