Në nisje të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë citoi filozofen e njohur Hanna Arendt.

“Ky parlament çdo sekondë, minutë, nxin për aktin antikushtetues për shndërrimin e mandateve të kërkimit në mburojë të Ballukut. Ky Parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Ballukut.

Sot do sjell te ju konstatimin e filozofes së shquar gjermane Hanna Arendt. Në ballet (kokën) tuaj lexoj ‘E keqja banale’. Në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirës së qytetarëve. Ju bllokoni heqjen e imunitetit të një njeriu.

Ju kërkoj të lexoni kur dilni nga kjo sjellë ‘E keqja banale’. A mendoni ju çfarë revolte krijoni te qytetarët që mezi mbyllin ditën për kafshatën e gojës?”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB