Cristiano Ronaldo në krizë… zero tituj, zemërimi dhe goditja e portugezit!
Jasir Asani do të vazhdojë me Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares ka thënë fjalën e fundit, për zërat që u përhapën para kualifikueseve të Botërorit.
Njoftimi i Asanit: “Të dashur tifozë besnikë dhe të mrekullueshëm të Esteghlal, dita që mora ofertën e Esteghlal dhe ndjeva pasionin dhe emocionin, e zgjodha këtë skuadër me gjithë zemër për të qëndruar krah jush dhe të luftoj për sukses.
Këto ditë, dëgjoj zëra të ndryshëm për largimin tim, por e vërteta është se fola me trajnerin dhe i premtuam njëri-tjetrit të luftojmë bashkë për objektivat tonë, krah jush dhe me mbështetjen tuaj.

Jam këtu për shkak të dashurisë suaj, dhe do të qëndroj me Esteghlal derisa të arrijmë një sukses madhështor. Nuk do shkoj askund. Ju kërkoj vetëm të vazhdoni të mbështesni skuadrën, lojtarët, dhe trajnerin tonë që punon pa u lodhur dhe me pasion çdo ditë. Më besoni, bashkë do të kemi sukses. Vetëm Esteghlal”, shkruan Asani në rrjetet sociale.
Vetë menaxheri i Asanit konfirmoi se ofertat nuk kanë munguar. “Pavarësisht ofertave që kishim, unë, Jasiri dhe familja e tij vendosëm të qëndrojmë në Esteghlal. Për Asanin, ky klub është më shumë se futboll, në zemrën e tij janë tifozët, menaxhmenti dhe trajneri Pinto. Ai nuk do klub tjetër. Ai dëshiron të luftojë për këtë fanellë dhe të shkruajë historinë me Esteghlal. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Bashkë ecim përpara”, shkruan Jovkov.
Top Channel