Për herë të parë ndodh në këtë Botëror të 2026-s, FIFA fillon të shesë vendet e parkimit, një post kushton rreth 300 dollarë
Tifozëve të Interit iu ndalohen transfertat deri në 23 mars. Ky është vendimi i marrë nga Ministri i Brendshëm Italioan, Matteo Piantedosi pas ngjarjes së rëndë të goditjes me kapsollë të portierit të Cremoneses, Emil Aduero.
Ministria e Brendshme konfirmoi gjithçka me anë të një komunikate duke shtuar se kjo masë u mor për të garantuar mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe për të parandaluar përsëritjen e episodeve që mund të kompromentojnë zhvillimin normal të eventeve sportive
Nga kjo masë e Ministrisë së Brendshme Italiane përjashtohet derbi mes Milanit dhe Interit që do të luhet në 8 mars për faktin se nuk do të ketë lëvizje të tifozerive. Në këtë mënyrë, pas këtij vendimi rezulton se Interi nuk do të ketë tifozët e tij në transfertat ndaj Sassuolo, Lecce dhe Firenze
Top Channel