Ekipet kombëtare të moshave pësojnë ndryshime në drejtimin teknik të tyre. Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur emrat e dy trajnerëve që do të ulen në pankinat e Kombëtares U19 dhe asaj U17, e gjithë kjo në funksion të zhvillimit dhe konsolidimit të futbollit të të rinjve.

Kështu, në njoftimin e FSHF theksohet se drejtimin e Kombëtares U19 do ta marrë Fatjon Tafaj që më përpara ka drejtuar Kombëtaren U17.

Fatjon Tafaj do të nisë aventurën e tij me Kombëtaren U19 në muajin mars kur kjo skuadër do të luajë ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe së bashku me Norvegjinë, Luksemburgun dhe Maltën

Ndërsa në pankinën e Kombëtares U17 vjen Armand Dama, i cili do të debutojë në këtë detyrë me dy ndeshje që do të luhen në muajin mars dhe që pritet të zyrtarizohen së shpejti nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ndërsa në muajin prill ai do të drejtojë skuadrën në turneun UEFA Development U-16 për djem, që do të zhvillohet në ‘Shtëpinë e Futbollit’ dhe ku marrin pjesë edhe Austria, Suedia dhe Japonia. Po kështu në qershor, Kombëtarja U17 do të luajë ndeshjet e raundit të dytë kualifikues me kuqezinjtë që do të luajnë me Ukrainën dhe Letoninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB