Ekipet Kombëtare të moshave, ja kush do jenë trajnerët e skuadrave U19 dhe U17
Edgar Çani është futbollisti më i ri i Montegranaro. Sulmuesi nuk ndalet as në moshën 37-vjeçare, pasi ka firmosur sot me ekipin që militon në ligat rajonale, pra futbollin amator.
Së fundmi, Çani ishte pjesë e ligës së katërt italiane, Serie D. Ai aktivizohej me ekipin e AVC Vogherese. Megjithatë, duket se fundin e karrierës kërkon ta shijojë me aventura të reja. Kutjojmë se 36-vjeçari ka një karrierë interesante, pasi ka luajtur me ekipe si Pescara, Palermo, Ascoli, Catania, Carpi, Partizani, Bari, Pisa, Legnano dhe Unitet Riçione.
Ish-sulmuesi profesionist Edgar Cani, i lindur në vitin 1989, ka nënshkruar. Ai bëri pesë paraqitje në Serie A dhe 165 në Serie B, duke shënuar 24 gola.
Gjithashtu, sulmuesi ka luajtur edhe 16 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ku ia ka dalë që të gjejë 4 herë rrugën e rrjetës.
Top Channel