Hidhet shorti i Championsit, kompanitë e basteve zbulojnë favoritët kryesorë për të ngritur trofeun në Budapest
Barcelona ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2029, duke propozuar stadiumin “Spotify Camp Nou” si arenën pritëse të ndeshjes më prestigjioze të futbollit evropian për klube.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi katalanas përmes një deklarate zyrtare. Barcelona është rikthyer të luajë në “Camp Nou” vitin e kaluar, ndonëse impianti vijon të jetë pjesërisht në proces rinovimi. Sipas planeve të klubit, punimet për modernizimin e plotë të stadiumit pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, duke e bërë atë plotësisht të gatshëm për organizimin e eventeve madhore ndërkombëtare, përfshirë edhe finalen e Champions League.
Përveç finales së Ligës së Kampionëve, “Camp Nou” përmendet edhe si një nga stadiumet potenciale për Kupën e Botës 2030, e cila do të organizohet bashkërisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, çka e forcon më tej pozicionin e Barcelonës si një qytet pritës i ngjarjeve të mëdha sportive.
Në deklaratën zyrtare thuhet se FC Barcelona ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në fazën fillestare të procesit të kandidimit, në bashkëpunim me Këshillin e Qytetit të Barcelonës dhe Qeverinë e Katalonjës, duke propozuar qytetin dhe stadiumin “Spotify Camp Nou”, në varësi të homologimit dhe miratimit nga UEFA, me mbështetjen e Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF).
Klubi thekson se kjo fazë është paraprake dhe përfshin analizë e vlerësim nga ana e UEFA-s, ndërsa dorëzimi i dosjes përfundimtare me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm është planifikuar për fillimin e qershorit 2026. Nën drejtimin e trajnerit aktual Hansi Flick, Barcelona synon jo vetëm sukses sportiv, por edhe rikthimin e plotë në qendër të vëmendjes së futbollit evropian.
Top Channel