Një dron i paidentifikuar rrëzohet në një bazë ushtarake në Poloninë veriore, mjeti fluturues ra rreth 70 metra larg një depoje municioni
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Paduli, në provincën e Beneventos, ku një grua 30-vjeçare u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili punonte si roje sigurie.
Autori u arrestua nga karabinierët menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje dhe hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat e incidentit, që ndodhi në banesën e çiftit në zonën Femina Arsa, shkruajnë mediat italiane.
Gruaja u dërgua me urgjencë në Spitalin San Pio në Benevento në gjendje kritike, ku sipas buletinit mjekësor u intubua dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate në kirurgjinë vaskulare për rindërtimin ose zëvendësimin e arteries aksilare.
Aktualisht ajo raportohet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa mësohet se ka pësuar edhe lëndime në pjesën e poshtme të barkut; në momentin e ngjarjes, fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, nuk ndodheshin në banesë.
Top Channel