Kanabisi në depon e ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, kush janë shtatë punonjësit e policisë që u pezulluan Në muajin e pestë të seancës paraprake, gjykata nuk mundi të dëgjojë as mbrojtjen e Erjon Veliajt, as të Ajola Xoxës, rreth kërkesave për hetimin e SPAK.
Në muajin e pestë të seancës paraprake, gjykata nuk mundi të dëgjojë as mbrojtjen e Erjon Veliajt, as të Ajola Xoxës, rreth kërkesave për hetimin e SPAK.
Ndaj, duke e konsideruar të shteruar mundësinë e pashfrytëzuar nga të pandehurit, gjyqtarja paraprake Etleva Deda deklaroi të mbyllur shqyrtimin dhe u tërhoq për vendimmarrje.
Por, përpara kësaj lëvizjeje, kryebashkiaku bëri provokimin e tij duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares dhe më pas braktisi seancën, menjëherë pas konfliktit të pazgjidhur për të lexuar fashikujt.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se, pas debateve mbi rolin e avokates falas, e kthyer në kalin e betejës, avokatja falas Valentina Teodoresku hyri në lojë pas largimit të avokatëve të zgjedhur nga funksionari, njëri prej të cilëve ishte i pranishëm në sallë, por i zhveshur nga funksioni për të përfaqësuar klientin. Debatet u zhvilluan nëse kishte pasur kohë avokatja falas të takonte Veliajn dhe të lexonte dosjen, por ajo, nga ana e saj, i kujtoi shpenzimet për të përfaqësuar Veliajn.
“Më priti taksia një orë, se s’kam makinë, dhe taksia bën kaq lekë, plus seanca e ditës”, tha avokatja falas Valentina Teodoresku
Në proces ishin të dy, edhe avokati falas edhe ai i zgjedhur.
Në një teatër të tillë procedural, avokati nga i cili Veliaj ka hequr dorë më herët, megjithëse ai vijon të paraqitet derisa të marrë detyrën mbrojtësja pro bono, sugjeroi që edhe për Veliajn të ndiqet formula Ilir Beqaj, pra Veliaj t’i aksesojë fashikujt në gjykatë. Ky propozim u refuzua.
“Kërkova kohë të njihem me dosjen”, tha avokatja falas Valentina Teodoresku.
Kjo çështje është në fazën e dëgjimit të Veliajt dhe Xoxës. Nëse gjykata e kapërcen këtë moment, Veliaj përfundon në gjykim themeli pa u dëgjuar.
Por, përpara se gjykata të dalë në seancën e radhës, datë 9 shkurt, ka një tjetër ushtrim për të zgjidhur, siç është kërkesa verbale e kryebashkiakut që shqiptoi përjashtimin e gjyqtares, e cila duhet të formalizohet edhe me shkrim. Edhe kjo, më shumë sesa procedurë, është e paralajmëruar nga kryebashkiaku.
Top Channel