Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte Partia Demokratike shpërfilli ultimatumin e dhënë nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe për të katërtën herë radhazi, karriget e tyre mbetën bosh në komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.
Bojkotit opozitar, shumica socialiste i përgjigjet me zhbërjen dhe shpërbërjen e formulës së bashkëkryesisë dhe të drejtës së vetos.
Bashkëkryetari i këtij komisioni, Arbjan Mazniku, e komentoi këtë vendim të mazhorancës në Breaking në Top News, duke thënë se PS ka pranuar çdo kushte të vendosur nga opozita.
“Unë besoj se publiku e ka parë vetë, ka sy e veshë vetë. Komisioni ishte një nga reformat që Parlamenti synoi të merrte. Që në muajt e parë të fillimit të kësaj seance parlamentare kemi pasur një sesion negociatash me Partinë Demokratike. Ata kërkuan në fillim të kishin të njëjtin numër anëtarësh, u pranua kjo çështje nga mazhoranca, pavarësisht se raporti në Parlament nuk ishte i barabartë. U pranua barazia në komision. Kërkuan më pas bashkëkryesinë, u pranua dhe kjo. Praktikisht të gjitha kushtet që ata vendosën u pranuan.
U krijua komisioni. Në mbledhjen e parë nuk erdhi opozita. Në dy mbledhjet e tjera, të cilat ishin mbledhje pune, ku duhej miratuar axhenda, duhej shkuar në terren, duhej analizuar mënyra se si ecet përpara, duhen takuar të gjitha bashkitë, ne kemi dy muaj që nuk veprojmë, nuk lëvizim, se opozita nuk ka ardhur në mbledhje.
Kjo ishte mbledhja e katërt që opozita nuk ka ardhur. Për sa kohë barazia dhe bashkëkryesia në komision kthehen në mekanizëm që pengon avancimin e punës, atherë kjo nuk është më axhendë mirëbesimi. Kjo është axhenda për të pasur këto numra për ta dështuar reformën, gjë të cilën ne si vend nuk mund ta bëjmë.
Ne jemi në një rrugë të caktuar drejt BE-së. Në 2027-n ne mbyllim negociatat me BE-në dhe në 2029-n do të jemi një vend anëtar”, tha ndër të tjera Mazniku.
Top Channel