Nuk ka qetësi te Olympique Marseille/ Sherr mes Kondogbia e Vermeeren, De Zerbi akuzon Murillo dhe ‘e shet’

02/02/2026 09:30

Olympique Marseille po jeton ditë tensionesh. Në fillim ishte eliminimi në Ligën e Kampioneve me zërat për largimin e trajnerit De Zerbi, më pas barazimi në kampionat që e largon skuadrën marsejeze nga kreu dhe tani stuhia e polemikave e krijuar për një sherr të mundshëm në stërvitje mes Kondogbia dhe Vermeeren dhe sjelljen e trajnerit italian.

Ky i fundit është përballur ashpër me Amir Murillo duke e cilësuar përgjegjës për disa gabime të tij që sollën edhe golat e pësuar nga Olympique Marseille në javët e fundit

Sipas asaj që publikohet në median franceze, De Zerbi e transferoi mbrojtësin panamez tek skuadra rezervë dhe i ka kërkuar të largohet nga skuadra brenda kësaj të hënë. Një kërkesë që trajneri ua bëri edhe ‘më të pakënaqurve’ duke iu thënë që t’iu drejtohen agjentëve të tyre për të kërkuar një destinacion të ri

Kur duhet edhe 1 javë nga zhvillimi Klasikes me Paris Saint Germain, klima e Olympique Marseille është shumë e tendosur dhe këtë të hënë është në program një takim mes grupimeve të tifozëve, drejtuesve të klubit, futbollistëve dhe vetë trajerit De Zerbi, për një moment konfrontimi për të sqaruar tensionet e fundit dhe për t’u përpjekur që të niset gjithçka nga e para.

Top Channel