Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, Rama: Shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes

02/02/2026 16:35

Mozaiku i Tiranës ka marrë një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u nominuar për çmimin prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foto në rrjetet sociale dhe shkruan se projekti i realizuar nga SONarchitects nxjerr në pah Tiranën si një shembull frymëzues të bashkëjetesës mes trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore.

“Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily.

Projekti “Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës, si një shembull të dialogut mes historisë dhe së tashmes”, shkruan Rama.

Top Channel