Liverpool dhe Arsenal e kanë vënë në shënjestër, por PSG kërkon 145 milionë paundë për Bradly Barcola
Barazimi në Londër mes Tottenham dhe Manchester City ka mbartur me vete edhe polemikat.
Citizens që morën avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë ndaj Hotspurs, e panë veten që të arrihen nga londinezet, por ai që është shndërruar në temë diskutimi ishte goli i shënuar nga Solanke për Tottenham.
Sipas Manchester City ky gol erdhi pas një faulli të kryer mbi Guehi, një episod që nuk u verifikua në sistemin VAR, ndërsa pas ndeshjes erdhi edhe shpërthimi i Rodrit që shfryu të gjithë frustrimin e tij
‘I dha një goditje në këmbë Marc, është e dukshme. Nuk është vetëm sot, janë 2-3 ndeshje radhazi-tha Rodri-sinqerisht nuk e kuptoj pse…Besoj se Premier League dëshiron që titullin këtë vit ta fitojë Arsenali, ndoshta është lodhur të shohë City të triumfojë thuajse gjithnjë në 10 vitet e fundit. Arbitri duhet të jetë neutral; kështu nuk është e drejtë’
Top Channel