Greva bllokon eksportet, fermerët e Divjakës detyrohen të shesin prodhimet nën kosto

02/02/2026 12:53

Në Divjakë femurët janë në vështirësi për të shitur prodhimet bujqësore.

Duke qenë se pjesa më e madhe e prodhimeve të Divjakës eksportohen, fermerët thonë se i ka penalizuar edhe greva disa ditore e kamionistëve të Ballkanit.

Të detyruar të shesin në tregun vendas, ata kanë ulur edhe çmimet për çdo produkt, nën kosto. Rastet kur prodhimet si kokë lakra, panxhari i kuq, karota, preshi, qepa apo patatja shiten me çmime nen kosto janë të shumta, sipas prodhuesve.

Fushat me lakrën e kuqe dhe të bardhë janë plot në Divjake dhe në disa parcela kokrrat kanë filluar te prishen. Fermerët nuk kanë mundur të gjejnë tregun, duke e lënë të kalbet prodhimi në fushë

 

Top Channel