Gennaro Gattuso dhe dinjiteti i lamtumirave të tij; nga Milani te Kombëtarja Italiane, të gjitha precedentët
Kapsolla e hedhur në fushën e lojës kundër portierit të Cremoneses, Emil Audero nuk ishte episodi i vetëm i dhunës që pa si protagonistë tifozët e Interit në ndeshjen e kësaj të diele në Cremona.
Jashtë stadiumit ‘Zini’, një grup tifozësh ultras zikaltër sulmuan në mënyrë brutale disa shtetas afrikanojugore që po qëndronin në stacionin hekurudhor duke iu drejtuar fillimisht me fyerje raciste e më pas nisën ti godisnin me shkelma e madje edhe me rripa mesi.
Agresioni u ndërpre nga ndërhyrja e patrullës së policisë dhe të huajt, të gjithë 20 vjeçarë, rezidentë në Cremona u dërguan në spital për ndihmë mjekësore e më pas u larguan.
E gjithë ngjarja është filmuar nga telekamerat që tani janë nën kontrollin e policisë për të identifikuar autorët e agresionit.
Top Channel