Portretizoi Putinin dhe Patriarkun rus në skena erotike, gjykata ruse dënon skulptorin gjerman me 8 vite burg
Mercedes zbuloi zyrtarisht makinën e re W17 që u pa në aksion javën e kaluar në Barcelonë ku George Rusell dhe Andrea Kimi Antonelli përshkuan pistën katalanase për 3 ditë në testet e kryera duke e vënë shumë lart stekën dhe duke ‘trembur’ konkurrentët përsa i përket ritmit në distancë dhe performancës në xhiro unike, një start i shkëlqyer që ‘u njollos’ pjesërisht nga Lewis Hamilton që shënoi kohën më të mirë të javës në minutat e fundit të testeve të së premtes, kur Shigjetat e Argjendta ishin larguar nga Katalonja
Ja çfarë kanë deklaruar dy pilotët zyrtarë të skuderisë gjermane
ANDREA KIMI ANTONELLI
‘Objektivi im është të fitoj dhe një ditë të luftoj për titullin. Vitin e kaluar fitova shumë eksperiencë dhe këtë vit krijohen shumë mundësi të reja për të gjithë. E ndjej se jam më i përgatitur. Këtë vit do të kemë një qasje të ndryshme. E ndjej që duhet ende të mësoj shumë. Kam pasur pak kohë për të reflektuar për sezonin e kaluar për të kuptuar dhe analizuar fundjavat që shkuan mire dhe arsyet pse ndodhi kështu dhe e kundërta. Në Barcelonë mësuam shumë, si ne pilotët, ashtu edhe skuadra, por sigurisht që kemi akoma shumë për të zbuluar. ë17 është ndryshe, e them në kuptimin pozitiv; pak më e vogël, më e lehtë, më e shkurtër dhe e manovrueshme, besoj më argëtuese për t’u drejtuar.
GEORGE RUSSELL
‘Ndihem gati për të luftuar për titullin. Mezi po pres të nisim, në 14 muajt e fundit është bërë shumë punë nga të gjithë për makinën e re. Nisëm ta njohim në simulator, por është realiteti që bën diferencën, kur e drejtova në Silverstone dhe padyshim në Barcelonë. Është më e vogël dhe më e lehtë nga makinat e mëparshme e si pasojë më e manovrueshme në kthesë dhe këndshme për t’u drejtuar. Mendoj se garat do të jenë më argëtuese’.
Top Channel