Cristiano Ronaldo nuk do të zbresë në fushën e lojës në ndeshjen mes Al Nassr dhe Al Riyadh e vlefshje për javën e 20 të kampionatit. Portugezi nuk ka asnjë problem fizik, ky vendim i tij në fakt është një formë proteste për shkak të pasivitetit te klubit në merkaton dimërore të transferimeve

Sipas të përditshmes portugeze ‘A Bola’, Cristiano Ronaldo është shumë i pakënaqur me menaxhimin e që po i bën Fondi PIF klubit ku luzitani luan prej 3 sezonesh sidomos në krahasim me investimet e klubeve të tjera që kontrollohen po nga ky fond. Trajneri Jorge Jesus nuk i ka marrë përforcimet e kërkuara dhe në këtë sesion të merkatos ka ardhur vetëm mesfushorin 21 vjeçar irakian, Haydeer Abdulkareem.

Për më tepër, nga fillimi i janarit pushteti i Drejtorit Sportiv Simao Coutinho dhe Shefit Ekzekutiv Jose Semedo është ngrirë nga Këshilli Administrativ i Klubit dhe Cristiano Ronaldo nuk e ka kapërdirë  këtë duke parë edhe sesi po menaxhohet Al Hilal që ka siguruar Pablo Mari nga Monza për 2 milionë euro, ndërkohë që është në pritje të Kader Meite nga Rennes. Por jo vetëm kaq, sipas zërave më të fundit, me Al Hilal mund të bashkohet edhe Karim Benzema përvec sulmuesit të Francës U21, Saimon Bouabré. Në kampionat Al Nassr është në vendin e dytë me 3 pikë prapa kryesuesve të Al Hilal që ka 46 pikë.

Protesta e Cristiano Ronaldos vjen pas deklaratave të Jorge Jesus që përpara dy javësh nënvizoi se Al Nassr nuk ka pushtetin politik të Al Hilal. Një deklaratë kjo që solli reagimin e Al Hilal që kërkoi skualifikimin e trajnerit portugez nga 6 muaj deri në 1 vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB