Roma bën një goditje në orët e fundit të merkatos teksa ka përforcuar repartin e sulmit. Klubi verdhekuq arriti marrëveshjen me Bayernin e Mynihut për Bryan Zaragoza sulmuesin spanjoll që është dhënë te Celta Vigo huazim me të drejtë blerjeje që kthehet në detyrim nëse plotësohen disa kushte të caktuara,

Për futbollistin që e kishte pranuar këtë transferimi është gati një kontratë deri në vitin 2030 dhe tani mbeten për t’u zgjidhur vetëm detajet, ndërsa Celta Vigo do të marrë një dëmshpërblim për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së huazimit

I lindur në Malaga në 2001, Bryan Zaragoza, 1.64 m i gjatë, është një sulmues teknik dhe i shkathët. I rritur në Granada ai u bë i njohur në Evropë për aftësinë e tij për të dribluar kundërshtarët në lojën një për një.

Teknikisht, Bryan Zaragoza është një sulmues krahu natyral por që i pëlqen të veprojë në të majtë për të hyrë më në qendër dhe për të goditur portën me këmbën e tij të preferuar. Është pikërisht identikiti i kërkuar nga Gasperini; një lojtar krahu që është në gjendje të krijojë superioritet numerik dhe të veprojë edhe si mesfushor i avancuar nëse do të jetë e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB