Saliu Sembene mbajti në ankth Partizanin dhe jo vetëm gjatë ndeshjes të së shtunës me Elbasanin teksa pësoi një kolaps në fushën e lojës. Klubi i Të Kuqve doli me një njoftim në lidhje me gjendjen e futbollistit duke dhënë lajmin e mirë se ai gëzon shëndet të plotë duke iu bashkuar skuadrës në ambientet e hotelit të klubit

‘Klubi Partizani dëshiron të informojë opinionin sportiv dhe publikun e gjerë mbi gjendjen shëndetësore të lojtarit Saliou Sembene. Mbrojtësi ynë iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara mjekësore pranë “Spitalit Amerikan”, ku fatmirësisht rezultatet kanë qenë plotësisht normale. Lojtari gëzon shëndet të plotë. Ai ka lënë ambjentet e spitalit dhe aktualisht i është bashkuar ekipit në ambjentet e hotelit të klubit’-lexohet në njoftimin e Partizanit

Pasi Sembene pësoi kolapsin në fushën e lojës,  ndeshja u ndërpre për disa minuta për t’i ardhur në ndihmë futbollistit, për të rinisur dhe sfida mes Partizanit dhe Elbasanit u mbyll me barazimin 2-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB