Zgjidhet çështja ‘Benzema’/ Ylli francez mbetet në Arabi, tek rivali më i madh i Al-Ittihad
Crystal Palace ka siguruar marrëveshjen për Jorgen Strand Larsen, duke i ofruar Wolverhampton Wanderers një shumë marramendëse prej 57 milionë eurosh (51 milionë euro tarifë bazë plus 6 milionë euro bonuse).
Marrëveshja u ndërmjetësua dhe u mbyll nga agjenti i fuqishëm Jorge Mendes, i cili e solli sulmuesin norvegjez në oborrin e Oliver Glasner. Një veprim që jo vetëm që shqetëson Premier Ligën, por edhe ndez tregun e transferimeve të Milanit. Nënshkrimi i Strand Larsen shërben për të mbushur boshllëkun e lënë nga Jean-Philippe Mateta, i cili është gjithnjë e më afër veshjes së fanellës së kuqezinjve menjëherë pasi një marrëveshje është arritur tashmë për sezonin e ardhshëm.
Shenjat e largimit të afërt të Matetës janë tani të qarta, pasi trajneri e ka përjashtuar atë nga ndeshja kundër Nottingham Forest, duke theksuar se lojtari nuk është i aftë mendërisht për të dalë në fushë për shkak të presionit nga Milani. Lojtari thuhet se i është nënshtruar vizitave mjekësore në Londër dhe mund të mbërrijë në Milano mbrëmjen e sotme.
Top Channel