Napoli merr frymë lirisht; nuk ka dëmtim të ligamenteve për Di Lorenzon
Moussa Diaby ose asnjë. Inter po përjeton orët e fundit të merkatos së transferimeve drejt Arabisë Saudite ku pret një hapje nga Al Ittihad për largimin e futbollistit francez, i vetmi profil që bind vërtët drejtuesit zikaltëe dhe trajnerin Christian Chivu për të përforcuar skuadrën në krahë, teksa pritet rikthimi i Dumfries ndërkohë që edhe Luis Henrique që nuk bind plotësisht.
Situata Diaby. Në ditët e kaluara Interi bëri një propozim për një huazim me të drejtë blerjeje prej 35 milionë eurosh, një formulë që nuk bind shumë fondi PIF(që zotëron 75% të kuotave të klubit) që do të kërkonte vetëm një shitje përfundimtare të kartonit të tij. Shpresa e Interit është e gjitha te futbollisti që kërkon të kthehet në Itali, por koha po mbaron dhe kështu te Interi presin dhe shpresojnë që diçka të ndodhë me vullnetin e Al Ittihas brenda të afatit të mbylljes së merkatos dimërore. Nëse klubi saudit do të rezistojë, strategjia e Ausilios dhe Marottës është e qartë; nuk do të vijë më askush duke parë se është e vështirë të gjendet një futbollist gati për Serie A dhe me karakteristikat që kërkon Chivu
Inter-Curtis Jones, situata. E vështirë është edhe ardhja e Curtis Jones nga Liverpool. Interi që po punon për formulën e huazimit me të drejtë blerjeje ka ‘po’ e futbollistit, por The Reds ngurrojnë ta lejojnë atë të largohet dhe nëse kjo do të ndodhë dëshiron që futbollisti më prarë të rinovojë kontratën që skadon në 2027. Por futbollisti këmbëngul në dëshirën e tij për të mos rinovuar sepse është aktivizuar më pak nga sa shpresonte dhe nuk do që të zgjasë kontratën me rrezikun e kthimit në Premier League në fund të vitit për të ngrohur sërish stolin. nëse situata do të zhbllokohet, Davide Frattesi do të shkojë te Nottingham Forest, në rast të kundërt do të qëndrojë te zikaltrit deri në fund të vitit.
Top Channel