“Krusita i kishte sytë nga unë”/ Angelo flet për marrëdhënien me këngëtaren në Big Brother, ka dhe një mesazh për ish-partneren Familjarë, të afërm, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit sot aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Aktorja Rajmonda Bulku shprehet se Makashi ishte aktor brilant dhe do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij, por edhe karakterin luftarak që kishte.
“Dhimbje, por dhimbje e bukur. Atë i thashë edhe gruas, shoqes së jetës së tij. Sa bukur ta kujtosh një njeri sesa fisnik dhe me shpirt të madh që ishte. Ashtu siç ishte në rolet me një zë të ngrohtë, karakteret e tij, ashtu ishte dhe në jetë.
Do ta kujtojmë gjithmonë, gjithmonë luftoi, luftarak në heshtjen e tij. Një njeri i përkushtuar në profesion, një partner i shkëlqyer, aktor brilant i karaktereve të ngrohta e të ftohta. Burrë i rrallë në oborrin e teatrit”-u shpreh Rajmonda Bulku në një prononcim për gazetarët.
Top Channel