Progres-Raporti i KE, Kaja Kallas lavdëron Shqipërinë: Ka hapur të gjithë grupkapitujt në më pak se një vit, detyra tani është ruajë ritmin
Rreth 75 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës.
Gjatë kontrollit të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër dhe synonte futjen në brendësi të tokës greke, u gjetën dhe sekuestruan 3 çanta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë. U sekuestruan gjithashtu edhe një automjet dhe një telefon celular.
Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, një 54-vjeçar shqiptar.
Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.
Top Channel