Juventus bën një përforcim suprizë duke marrë Jeremie Boga nga Nice si zëvendësin e Yildiz. Klubi torinez gjeti akordin me futbollistin në mesnatën e së shtunës dhe që vjen menjëherë në Torino për të kryer vizitat mjekësore. Boga, që ështe jashtë planeve te Nice transferohet te Juventus në formën e huazimit me të drejtë blerjeje për 5 milionë euro

Pse Juventus mori Boga. Futbollisti sa ka mbushur 29 vjeç dhe është një sulmues krahu që mund të sjellë papashikueshmëri në krahë dhe në sulm e sidomos mund t’i japë mundësi Yildiz që të marrë frymë. I rritur në akademinë e Chelsea, Boga e gjeti rrugën në Itali te Sassuolo ku u aktivizua për 3 sezone e gjysmë përpara se të transferohej te Atalanta ku nuk pati shumë fat. Në sezonin 2023/24 kaloi te Nice ku nuk luan që nga fiìundi i nëntorit të vitit të kaluar edhe për shkak të agresionit të tifozëve në muajin dhjetor në qendrën  sportive të klubit. Në këtë sezon kishte 20 ndeshje, 2 gola dhe 2 asist

Kolo Muani, goditje e minutës së fundit? Juventus do të përpiqet  t’i dhurojë Spallettit edhe një përforcim tjetër ofensiv, Randal Kolo Muani. Francezi do të kthehej me kënaqësi te Juventusi, por Tottenham ku ai është me huazm(është në pronësi të PSG) nuk e ka dhënë ende dritën jeshile sepse trajnerin Frank kërkon një zëvendësues të tij. Kolo Muani po shtyn nga ana e tij, por nuk mund të bëjë më shumë. Shpresa është që situata të zhbllokohet brenda orës 20:00 të së hënës

Alternativat nga Zirkzee te Benzema. Përsa iu përket alternativave të mundshme emrat e përfolur duken më shumë hipoteze. është folur serish për Joshua Zirkzee, por Manchester United kërkon shifra të rëndësishme. Ka nga ata që përmendën edhe Benzema, por vetëm në bazë të deklaratave të fundit të Khephren Thuram. Nuk gjendet asgjë interesante për Duran, Beto, ndërsa Marcos Leonardo është drejt Fenerbahçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB