Zgjidhet çështja ‘Benzema’/ Ylli francez mbetet në Arabi, tek rivali më i madh i Al-Ittihad
Mauro Icardi te Juventus; ky skenar, i pabesueshëm e i pamendueshëm deri përpara pak ditësh mund të konkretizohet vërtet në orët e fundit të merkatos. Duke parë vështirësitë që Zonja e Vjetër po has për të arritur te Randal Kolo Muani, klubi bardhezi ka bërë një sondazh për të parë disponibilitetin e ish kapitenit të Interit që aktualisht është pjesë e Galatasaray, kundërshtar i Juventusit në playoffin e Champions League.
Argjentinasi është opsioni më i fundit i bardhezinjve për të përforcuar sulmin bardhezi, një pistë që nisi të hapet pas problemeve të hasura nga torinezët te dy objektivat e parë; Kolo Muani dhe Joshua Zirkzee. Për francezin që sezonin e kaluar veshi fanelën bardhezi për 6 muaj, operacioni është i komplikuar me Tottenham që vazhdon të rezistojë; trajneri Franck nuk ka ndërmend të lëjë Kolo Muani të largohet pa pasur një zëvendësues të tij.
Përsa i përket Zirkzee, ‘tërmeti’ i rënë në brendësi të Manchester United i ka ndryshuar gjërat dhe i ka përzierë letrat. Holandezi ishte gati të largohej nga Old Trafford në drejtim të Olimpicos përpara se Ruben Amorim të shkarkohej. Kurse tani Djajtë e Kuq nuk duan ta humbasin, gjithnjë nëse nuk vjen ndonjë ofertë shumë tunduese.
Icardi-Juventus, detajet. Duke u kthyer te Icardi, argjentinasi ka me Galatasaray një kontratë deri në 30 qershor të këtij viti me një pagë rreth 10 milionë euro neto në sezon, kështu që ai do të kërkonte një pagë prej rreth 5 milionë euro për këto 6 muaj të fundit. Përsa i përket Galatasaray, kërkesa është për 2 milionë euro duke marrë në konsideratë faktin që sulmuesit i skadon kontrata pas pak muajsh.
Precedenti i ashpër me Spallettin. Raportet mes Icardit dhe Spallettit janë të tendosura që nga sezoni 2018/19, viti i dytë i trajnerit toskan te Inter dhe i fundit për të dy te zikaltrit. Argjentinasi ishte në bisedime për rinovimit dhe Ëanda Nara që në atë kohë ishte bashkëshortja dhe agjentia e lojtarit lëshoi disa deklarata që turbulluan ambientin. Nga njëra anë pohonte se Icardi kërkohej nga klubet më të rëndësishme evropiane, ndërsa në anën tjetër thoshte që në skuadër nuk kishte futbollistë që të nxirrnin në pah cilësitë goleadore të Icardit dhe kështu duheshin bërë blerje të reja që t’i lejonin Icardit të shënonte më shumë gola. Klubi dhe trajneri nuk e toleruan një situatë të tillë dhe me vendim të përbashkët vendosën t’ia hiqnin shiritin e kapitenit Icardit për t’ia dorëzuar Handanovic
Fjalët e ëmbla të Spallettit. Vetëm pak ditë më parë, duke komentuar shortin e playoffit në Champions, Spalletti nuk i kurseu fjalët e mira për Icardin duke treguar se atë cfarë ndodhi në 2018/19 e ka arkivuar. ‘Një prej finalizuesve më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë-ishin fjalët e Spallettit-ju përmendi Osimhen, por mua më pëlqen të flas edhe për Icardin; të dy, në mënyra të ndryshme kanë numrin 9 si grup gjaku. Me ata ke plan A, B apo C’
Top Channel