Do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit, Leon Goretzka përfundon në radarin e klubeve të Premier League

01/02/2026 13:21

Leon Goretzka pritet të largohet nga Bayern Munich këtë verë.

Sipas raportimeve të Sky Sports Germany, mesfushori gjerman është në kërkim të një klubi të ri sa më shpejt të jetë e mundur dhe e sheh Premier League si destinacionin e tij të preferuar.

30-vjeçari ka zhvilluar afro 300 ndeshje me fanellën e Bayernit, por synon të nisë një kapitull të ri në karrierë përpara Kupës së Botës.

Përveç interesimit nga Anglia, disa klube të mëdha evropiane po ndjekin situatën e tij, mes tyre Atletico Madrid, AC Milan dhe Napoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB