U plagos me armë zjarri në Shijak pas një konflikti me dy kushërinj, ndërron jetë në spital pas 4 ditësh 45-vjeçari, Denis Çumani

31/01/2026 17:01

Denis Çumani, 44-vjeçari që u plagos mbrëmjen e ditës së martë në Shijak nga dy kushërinj, ka ndërruar jetë pas 4 ditës në spital.

Kujtojmë së Çumani u plagos pas një konflikti shkak i të cilit dyshohet të ketë qenë një vajzë. Hetimet tregojnë se i plagosuri kishte ngacmuar një vajzë, e cila ndodhej në një lidhje me shtetasin Dorian Ferra.

Në momentin e ngjarjes, Dorian Ferra ndodhej në një lokal së bashku me vajzën, ndërsa kjo e fundit po merrte vazhdimisht mesazhe nga Denis Çumani, të cilat ajo i kishte fshirë për të shmangur përplasjen. Pas insistimit të Ferrës për të mësuar identitetin e personit që po i shkruante, ai është vënë në dijeni për situatën.

Më pas, Dorian Ferra, së bashku me kushëririn e tij Indrit Ferra, janë drejtuar drejt banesës së Denis Çumanit, ku dyshohet se e kanë dhunuar fillimisht me grushte dhe shkelma.

Sipas hetimeve, autorët e dyshuar i vendosën armën e zjarrit fillimisht në kokë dhe më pas në brinjë, duke e qëlluar një herë dhe duke e lënë të plagosur rëndë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB