Nga Trump dhe Elon Musk, te Clinton, Bill Gates dhe vajzat ruse, ja çfarë zbuloi dita e parë e shfletimeve të miliona dokumenteve nga famëkeqja “Dosja Epstein”
“Një kornizë për negociata me Shtetet e Bashkuara po formohet”, tha zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Ali Larijani, në një postim në X, ndërsa retë e luftës mblidhen përsëri në Gjirin Persik.
“Në kundërshtim me atmosferën e krijuar nga lufta artificiale mediatike, formimi i një strukture për negociata është duke u zhvilluar”, shkroi Larijani, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Vlen të përmendet se të premten, ndërsa armata e madhe amerikane po mbërrinte në Lindjen e Mesme, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vlerësoi se Irani dëshiron të “bëjë një marrëveshje” me SHBA-në.
“Mund t’ju them se ata duan të bëjnë një marrëveshje”, u tha presidenti i SHBA-së gazetarëve në Zyrën Ovale. Kur u pyet nëse u kishte dhënë iranianëve një afat, Trump u përgjigj “po” pa sqarime të mëtejshme.
Pasi paralajmëroi se “koha po mbaron” para një sulmi ndaj Teheranit, Trump tha gjithashtu se “shpreson” se nuk do të duhet të godasë Iranin, i cili është gjithashtu nën presion për të përfunduar një marrëveshje bërthamore.
Sipas faqes amerikane të lajmeve Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë, çdo marrëveshje me Teheranin do të duhet të përfshijë tërheqjen e të gjithë uraniumit të pasuruar nga vendi, kufizimin e rezervave të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe ndryshimin e politikës ndaj grupeve të caktuara të armatosura në rajon.
Top Channel