Përplasën për vdekje 89-vjeçarin në Londër/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

31/01/2026 10:17

Një 29-vjeçar shqiptar ka pranuar fajësinë për shkaktimin e vdekjes së një burri 89-vjeçar, pasi e goditi me automjet dhe u largua nga vendngjarja. 

Albert Matraxhiu, shqiptari që jetonte në veri të Londrës, përplasi me makinë Thomas Wallace më 29 dhjetor, në Gads Hill pranë Gillingham, në Kent. Viktima u gjet më pas në Grange Road, rreth një milje larg vendit të aksidentit, ku edhe humbi jetën.

Sipas ‘BBC’, në Gjykatën e Kurorës në Maidstone, Matraxhiu pranoi akuzën për shkaktim vdekjeje nga drejtimi i pakujdesshëm dhe do të dalë në gjyq për këtë akuzë më 13 korrik.

Familja e Wallace e përshkroi 89-vjeçarin në një homazh si një “anëtar të respektuar dhe të dashur të komunitetit”.

Matraxhiu pranoi gjithashtu se kishte tentuar të shtrembëronte rrjedhën e drejtësisë, së bashku me Erald Paci, 29 vjeç. Përveç kësaj, ai përballet edhe me akuza të tjera, përfshirë drejtim mjeti pa siguracion, drejtim pa leje të vlefshme, mosndalim pas aksidentit dhe mosraportim të tij te autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB