“Sulme asgjësuese në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale, Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua
Ndonëse në numra modestë, Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij ia dolën të mbanë të bllokuar bulevardin për rreth dy orë.
Protesta kishte për herë të parë mysafirë nga Partia Demokratike. Me porosi të kryetarit Sali Berisha, të rinjtë e Forumit Rinor shkuan në mbështetje të Adriatik Lapaj. Akullt mes dy partive po shkrihen me ndihmën e Ermal Hasimes, që nuk mungoi në shesh. Por edhe pse sinjalet e para u dhanë, palët janë ende larg. Lapaj ka kushte. Nuk kërkon bashkim kryetarësh, por qytetarësh.
“A do të heshni, a do ta pranoni këtë gjendje apo do të bashkoheni kundër hajdutërisë? Nuk ka më kohë. Koha është tani. Bashkimi duhet të ndodhë tani”, tha Lapaj.
Mysafirët e përhershëm në protestat e Lapajt janë nga diaspora. Edhe ata kanë kushte. Kthehen në Shqipëri vetëm nëse largohet Edi Rama. Lapaj iu ka premtuar se do të bëjë ndryshimin edhe për ta.
Mysafiri i tretë ishte Endri Shabani, por jo fizikisht. Dikur aleat me Lapaj, sot Avokat i Popullit, ka hedhur mëritë e vjetra pas krahëve dhe kishte çuar në terren grupe monitorimi. Por incidente nuk u shënuan. Me përfundimin e protestës numrat u reduktuan edhe më shumë, por qëndresa poshtë zyrës së Edi Ramës vijoi.
Top Channel