Shqipëria e përfshirë në dosjen “Epstein”/ TCH siguron email-in e ish-diplomatit europian: Isha në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme
Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi u kap në flagrancë me doza kanabisit të ndarë, gati për shitje.
Shtetasi me iniciale A.M., e shpërndante drogën me makinë, ndërsa iu gjet dhe një sasi tjetër lëndë narkotike në banesë.
Njoftimi:
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Meantime”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:
-A. M., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në qytetin e Sarandës, dyshohet me qëllim shitjen e dozave të kanabisit.
Sasia e lëndës narkotike kanabis që iu gjet në automjet dhe një sasi tjetër që iu gjet në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 peshore elektronike.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel