Stadiumi i ri San Siro; Inter e Milan kërkojnë të nisin punimet që në fund të muajit maj
Juventus nuk heq dorë nga pista Kolo Muani. Orët e fundit të merkatos mund të rezultojnë vendimtare për kthimin e sulmuesit në Torino edhe pse duhet gjetur marrëveshja në dy fronte; të bindet Tottenham që të mbyllë para kohe huazimin me PSG(që zotëron kartonin e lojtarit) dhe të përfundojë operacioni me klubin francez me të cilin janë rivendosur urat e komunikimit pas tensioneve të verës së kaluar kur Juventus hodhi sytë nga Openda pasi tentoi për një kohë të gjatë për Kolo Muani.
Drejtori Sportiv i Juventusit, Marco Ottolini është në punë për t’i dhuruar Luciano Spallettit një sulmues që është tashmë gati për Serie A dhe Juventusin duke marrë në konsideratqë eksperiencën e tij të parë pozitive me 10 gola në 22 ndeshje në periudhën janar-korrik 2025.
Sipas ‘Tuttosport’, kjo pistë që u duk e ftohur, tani është rihapur krejtësisht, kjo edhe falë vullnetit të vetë futbollistit për t’u kthyer në Torino, një dëshirë që u konfirmua edhe nga një indicie në rrjetet sociale me Kolo Muani që kishte bërë ‘like’ një postim të Juventusit në llogarinë zyrtare ku shfaqej Yildiz të shoqëruar me frazën ‘Do të shihemi së shpejti në Turqi’ duke iu referuar ndeshjes së playoffit me Galatasaray.
Sulmuesi francez dëshiron ta luajë atë përballje me fanelën bardhezi, por gjithcka do të varet nga ajo çfarë do të ndodhë në në dy ditët në vazhdim; nëse Kolo Muani do të ndahet nga Tottenham dhe Paris Saint Germain do të japë OK për kthimin e tij, atëherë do të nënshkruhet edhe marrëeshja.
Kolo Muani është tashmë prioriteti absolut, por Juventusi mendon edhe për alternativa të tjera dhe ja ku rishfaqet interesi për Joshua Zirkzee me këtë të fundit që do të donte një eksperiencë tjetër në serie A pas asaj me Bologna dhe për të cilin kontaktet me përfaqësuesin e tij nuk u ndërprenë përfundimisht.
Ndërkaq, vazhdojnë bisedimet me Bolognan për një shkëmbim të mundshëm mes Holm dhe Joao Marios. Klubet po diskutojnë termat e një marrëveshjeje të mundshme dhe në orët në vazhdim do të kuptohet nëse janë kushtet për të mbyllur këtë shkëmbim huazimesh për dy futbollistët.
Top Channel