Rei Manaj menjëherë zgjedh klubin e ri, rikthehet në Turqi tek Sivaspori
Futbollisti i Barcelonës, Fermin Lopez, ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në qershor të vitit 2031, njoftoi klubi spanjoll.
22-vjeçari ishte pranë një transferimi te Chelsea verën e kaluar, por qëndroi te Barcelona dhe u bë një anëtar thelbësor i ekipit të Hansi Flick falë instinkteve të tij për të shënuar gola. Këtë sezon ai ka shënuar dhjetë gola, përfshirë pesë në Ligën e Kampionëve, me 11 asiste pavarësisht se nuk ka qenë gjithmonë titullar. Barcelona e quajti kontratën e re me Ferminën një “vendim strategjik”.
Fermin u bashkua me Barcelonën kur ishte 13 vjeç. Kontrata e tij e mëparshme ishte e vlefshme deri në vitin 2029. Ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje për ekipin kombëtar spanjoll, por pritet të jetë pjesë e ekipit kombëtar për Kupën e Botës këtë verë.
Top Channel