Shuhet në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi
Triologjia e dramaturgut francez Florian Zeller u plotësua në Teatrin Eksperimental me “Djalin” që u shfaq premierë për publikun nën regjinë e Fatos Berishës.
“Flet shumë për komunikimin dhe moskomunikimin, dashurinë dhe dhimbjen. Jemi munduar t’i qëndrojmë sa më besnik autorit, e kemi vënë në një ambient surrealo simbolik, loja e aktorëve është shumë natyraliste”, u shpreh ragjisori Fatos Berisha.
Një adoleshent përballet me pasojat e divorcit të prindërve.
“Një rol tepër i rëndësishëm, edhe për t’i folur publikut dhe për të mbajtur zërin e shumë personave që e kanë këtë problem në jetën e tyre, është ndërtuar në bazë të atyre që kemi dëgjuar, atyre që kemi parë”, tha aktori Arjon Pulleja.
Peter është një biznesmen i suksesshëm në kulmin e jetës së tij profesionale dhe personale. Ka filluar një kapitull të ri me partneren e re dhe duket se ai dhe ish-bashkëshortja kanë lënë pas të shkuarën, por djali i tyre ka mbetur i mbërthyer në dramën familjare që i shkakton depresion.
“Mendoj që është një ndër tekstet më të zgjuara, më të bukura te teatrit kontemporan që kemi ne”, tha aktori Jozef Shiroka.
“Ky është roli i gruas së dytë të Pierit, Sofisë, është një grua e përkushtuar, gjithë kohës në mbështetje. Jemi përpjekur ta marrim në këtë dimension, se ndonjëherë gruaja e dytë del në mënyrë të njëanshme”, u shpreh aktori Kristi Lleshi.
Një rrëfim i dhimbshëm për dashurinë, fajësinë dhe rëndësinë e komunikimit.
“Është reale, ua këshilloj prindërve, jo vetëm atyre që janë të divorcuar apo në prag divorci, por edhe prindërit që janë të lumtur bashkë, sepse ndonjëherë na duket sikur i dëgjojmë fëmijët, por nuk komunikojmë me ta”, tha aktorja Egla Ceno.
Një dramë e fuqishme, të cilët vetë aktorët nuk e këshillojnë për fëmijët nën 18 vjeç.
“Është një shuplakë emocionale, ka momente shumë të forta, duhet të përgatiten për një thyerje dhe shndërrim emocional. Është shumë e prekshme, ka të bëjë me përditshmërinë tonë”, tha Ceno.
Shfaqja që eksploron sfidat e prindërimit e që mbetet pasqyrë e shoqërisë fton publikun në teatër gjatë kësaj fundjave dhe në vijim gjatë muaj shkurt.
Top Channel