Hetim për çmimin Nobel të paqes pasi u vendosën 2.2 milionë dollarë baste për Machadon, inteligjenca norvegjeze: Askush nuk e dinte fituesin, dyshojmë te…
Luigi Mangione nuk do të përballet me dënimin me vdekje për vrasjen e CEO-s, gjigantit amerikan i sigurimeve shëndetësore, Brian Thompson, e ndodhur në dhjetor të vitit 2024, ka vendosur një gjykatës federal.
Vendimi përbën një humbje për prokurorët federalë, të cilët kërkonin dënimin me vdekje për Luigi Mangione . Gjykata arsyetoi se rrethanat e çështjes nuk justifikojnë aplikimin e këtij dënimi ekstrem.
Megjithatë, Mangione vijon të përballet me akuza të rënda federale dhe, nëse shpallet fajtor, rrezikon dënim shumëvjeçar me burg. Procesi gjyqësor pritet të vijojë në muajt në vijim.
Mangione do të përballet ende me dy akuza për ngacmim, të cilat nëse shpallet fajtor, mund të sjellin burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi.
Zgjedhja e jurisë për procesin federal është planifikuar të fillojë më 8 shtator, ndërsa deklaratat e hapjes do të nisin më 13 tetor.
Gjykatësja Margaret Garnett gjithashtu vendosi që prova të sekuestruar nga çanta e Mangione gjatë arrestimit të pranohet në gjyq. Autoritetet sekuestruan disa sende, përfshirë një armë zjarri, një karikator të ngarkuar dhe një fletore të kuqe, prova kyçe që autoritetet thonë se e lidhin me vrasjen.
Avokatët e Mangione-s kishin kërkuar që këto prova të përjashtoheshin, duke argumentuar se kontrolli i çantës ishte i paligjshëm pa urdhër gjykate dhe nuk kishte rrezik të menjëhershëm që të justifikonte kontroll pa urdhër.
Top Channel