Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër jep dorëheqjen
Reagimi i shpejtë i Policisë së Fierit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një 25-vjeçari, i cili vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në lagjen “Liri”.
Pas kallëzimit të marrë nga punonjësja e farmacisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier nisi hetimet dhe arritën të identifikonin autorin e dyshuar, shtetasin I. Gj., 25 vjeç, banues në Fier.
Sipas hetimeve, shtetasi I. Gj. dyshohet se ka vjedhur me forcë 126,000 lekë në farmacinë e lagjes “Liri”. Një pjesë e shumës së vjedhur dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhja”.
Top Channel