Tronditëse/ Emigranti kap me forcë të renë dhe e tërheq drejt shinave të metrosë, të dy humbin jetën pasi përplasen nga treni

30/01/2026 16:48

Një incident tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në një stacion e metroje në Hamburg, ku dy persona humbën jetën pas një sulmi të dhunshëm. Sipas hetimeve të para nga policia, bëhet fjalë për një vrasje.

Rreth orës 22:07, një 18-vjeçare po priste trenin e metrosë në platformën U1, kur një 25-vjeçar me origjinë nga Sudani iu afrua dhe e kap me forcë për arsyeje ende të paqarta, duke e tërhequr atë mbi shina. Të dy ranë përpara trenit që po mbërrinte dhe u goditën nga metroja, duke vdekur menjëherë.

Dëshmitarët okularë raportuan se burri mund të ketë qenë i dehur dhe se më parë kishte ecur përgjatë platformës. Ata thanë se ai papritmas e kapi gruan dhe e tërhoqi mbi shina, duke shkaktuar një skenë dramatike. Hetuesit ende po mblidhen prova dhe po shqyrtojnë regjistrime videosh dhe dëshmi të tjera për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes, shkruan BILD.

Skuadra e hetimit për vrasje ka marrë përsipër hetimin dhe është duke punuar me zyrën e prokurorit publik. Trafiku hekurudhor u pezullua për disa orë në linjën U1.

Ndërkohë, ekipi i ndërhyrjes në kriza i Kryqit të Kuq Gjerman ofroi mbështetje për dëshmitarët okularë, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes tragjike. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar arsyet që çuan në këtë akt dhune të pashembullt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB