Lindsey Vonn u transportua me helikopter në spital dhe gara u anulua pas aksidentit vetëm pak ditë para Lojërave Olimpike Dimërore.

Ikona e Ekipit të SHBA-së, Lindsey Vonn, u rrëzua dhe u largua nga një garë e Kupës së Botës në zbritje për femra, vetëm disa ditë para Lojërave Olimpike Dimërore. 41-vjeçarja u përplas me rrjetat e sigurisë në Crans-Montana të Zvicrës, vetëm pak sekonda pasi kishte filluar lëshimin e saj. Vonn qëndroi për disa minuta dhe kapi gjurin e majtë ndërsa ngadalë arriti në zonën e finishit.

Ajo përshëndeti turmën pavarësisht se dukej që kishte dhimbje shumë të mëdha dhe më pas u transportua me helikopter në spital, ku US Ski and Snowboard tha se gjendja e saj për vlerësohej me kujdes. Gara u anulua pak më vonë për shkak të dukshmërisë së ulët dhe kushteve të pasigurta.

Vonn është rikthyer në skuadrën e SHBA-së për Lojërat Olimpike Dimërore, gjashtë vjet pas daljes së saj të parë në “pension” dhe është planifikuar të garojë në Lojërat Olimpike të saj të para që nga viti 2018.

Ajo ka tre medalje olimpike, duke fituar medaljen e artë në zbritje për femra dhe medaljen e bronztë në super-G në vitin 2010, dhe pasi humbi vitin 2014 për shkak të një dëmtimi, ajo u rikthye për të shtuar medaljen e bronztë në zbritje në vitin 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB