Lufta në Ukrainë, Trump: Putin nuk do të sulmojë Kievin për një javë për shkak të të ftohtit ekstrem
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit ka dënuar vendimin e Bashkimit Evropian për ta shpallur Gardën Revolucionare një organizatë terroriste, duke paralajmëruar se “pasojat e rrezikshme të këtij vendimi armiqësor dhe provokues do të bien drejtpërdrejt mbi politikëbërësit evropianë”.
Në deklaratë thuhet se “veprimi irracional, i papërgjegjshëm dhe i neveritshëm i BE-së është ndërmarrë në bindje ndaj politikave hegjemonike dhe çnjerëzore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”, duke shtuar se ky vendim pasqyron, sipas Teheranit, “thellësinë e armiqësisë dhe pakënaqësisë së udhëheqësve evropianë ndaj Iranit, forcave të tij të armatosura dhe sigurisë kombëtare të vendit”. Deklarata u citua nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.
Reagime të ashpra pati edhe nga Ministria e Jashtme e Iranit, e cila në një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e kaluar e cilësoi vendimin e BE-së si “të paligjshëm, provokues dhe hipokrit”. Sipas ministrisë, “evropianët duhet të mbahen përgjegjës për këtë masë ofenduese, e cila synon të kënaqë Izraelin dhe mbështetësit e tij luftënxitës në Shtetet e Bashkuara”.
Top Channel