Më 31 korrik do të jetë nën sundimin spanjoll, ishulli i vogël që ndryshon… shtet çdo gjashtë muaj Për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, njerëzimi po përgatitet për një udhëtim të ri drejt Hënës.
NASA njoftoi se misioni Artemis II po përgatitet të nisë në 6 shkurt rreth satelitit të vetëm natyror të planetit tonë. Katër astronautë do të ndërmarrin një udhëtim dhjetëditor rreth Hënës dhe do të kthehen në Tokë me një shpejtësi rekord prej rreth 40 mijë kilometrash në orë. Edhe pse misioni nuk parashikon ulje në sipërfaqen e Hënës, ai konsiderohet një hap kyç në planin e Shteteve të Bashkuara për rikthimin e njerëzve në kozmos.
Artemis II është misioni i dytë i programit Artemis të NASA-s, i nisur në vitin 2017. Ai vjen pas fluturimit testues pa ekuipazh të Artemis I, i realizuar në fund të vitit 2022. Astronautët do të udhëtojnë me anijen kozmike Orion, e cila do të lëshohet nga raketa Space Launch System. Kjo do të jetë hera e parë që njerëzit fluturojnë me këto mjete dhe hera e parë që një ekuipazh i afrohet Hënës që nga viti 1969.
Gjatë misionit, ekuipazhi i përbërë nga tre astronaut amerikanë dhe një kanadez, duke nënvizuar karakterin ndërkombëtar të programit , do të rrotullohet rreth Hënës, do të kalojë nga ana e largët e saj dhe më pas do të kthehet në Tokë. Qëllimi kryesor është testimi i sistemeve jetike për misionet e ardhshme me ulje.
NASA e cilëson Artemis II si një provë vendimtare teknologjike dhe strategjike, që hap rrugën për misionet e ardhshme në Hënë dhe më vonë, drejt Marsit.
Top Channel