Aksident në Tiranë, shoferi përplas me makinë 38-vjeçarin dhe largohet
“Të gjitha institucionet të mbështesin punën e SPAK”. Kështu u shpreh raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë gjatë një konference për shtyp.
Andreas Schieder theksoi se PE nuk komenton çështje politike apo juridike, lidhur me përfshirjen e çështjes së imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku në raportin për Parlamentin Evropian.
Ndër të tjera ai shtoi se Shqipëria duhet të fuqizojë luftën ndaj korrupsionit.
“Duhet të them, së pari PE nuk komenton çështje juridike apo ligjore. Është një standard i mirë europian që institucionet të kryejnë punën, në këtë rast SPAK duhet të kryejë punën e tij. Ne kemi thënë që institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK, por nuk është për PE që të ndërhyjë. Me këtë përbërje që ka do bëhen tentativat dhe vendimet e duhura që do merren në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.
Mund t’ju them që PE ka ndodhur rregulloren e vetë. Nuk është momenti për të bërë komente. Shqipëria duhet të fuqizojë luftën ndaj korrupsionit.”, u shpreh ai.
Top Channel