FA Cup/Kishte vullnetin për t’i dhuruar të ardhurat skuadrës që e eliminoi, Crystal Palace u ndalua nga FA
Mario Mitaj është kthyer të luajë sot përsëri si titullar në radhët e klubit të Al Itihad në kampionatin arab të futbollit, në barazimin 2-2 që skuadra e tij regjistroi në transfertën ndaj Al Fateh.
Mbrojtësi është alternuar në këtë periudhë mes formacionit dhe tribunës, për shkak të limiteve me të huajt që janë në kampionatin arab të futbollit. Por prania e sotme në fushë ka të bëjë me një situatë të pazakontë që ka ndodhur me yllin e këtij ekipi, Karim Benzema.
Ky i fundit ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Al Itihad dhe përfaqësuesit e tij kishin shkuar të negocionin me sheikët për rinovimin e marrëveshjes. E ndërsa ata ishin në pritje të një oferte të ngjashme apo më të mirë se kjo aktuale, propozimi financiar i Al Itihad i ka lënë pa fjalë.
Shifrat që i janë vendosur para në tavolinë raportohet se kanë qenë shumë më të ulëta se ato që përfiton aktualisht futbollisti dhe përfaqësues të lojtarit i kanë cilësuar si tentativë për të bindur futbollistin të lante “gratis” për sheikët.
Kësisoj, ato janë refuzuar, ndërsa edhe vetë Benzema, e ka cilësuar këtë si një dëm ndaj imazhit të tij dhe raportohet që ka refuzuar të luajë në ndeshjet e radhës të Al Itihad. Kësisoj, në skuadër është hapur një vend për një të huaj dhe nga kjo ka përfituar Mitaj, i cili është përfshirë menjëherë në rreshtim nga trajneri Konseisao për takimin e sotëm.
Top Channel